Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë ka intensifikuar masat dhe aktivitetet për siguri më të madhe të rendit me parkim në Tetovë dhe Gostivar, njofton Flaka

Në pothuajse tetë muaj e gjysmë të kaluar, janë shqiptuat gjithsej 4655 masa në zonën më të gjerë të Tetovës që iu referua parkimit të parregullt, gjegjësishtë keqparkimit, më së shpeshti në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishtë”, në zonën udhëkryqi, në trotuare, në hapësira gjelbërimi dhe vende të tjera të palejuara për parkim.

Një numër i konsiderueshëm i masave të vendosura është kombinuar edhe me ngritjen e automjeteve të parkuara gabimisht nga “shërbimi komunal i merimangës” së Tetovës, veçanërisht ata që penguan lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.

Për pronarët e vetuarave të parkuara janë përgatitë parashtresa përkatëse dhe në varësi se ku i kanë parkuar veturat e tyre, ata do të përballen me gjoba në të holla që variojnë nga 40 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë për këtë lloj shkelje.

Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë përsëerot apelin ndaj shoferëve që të jenë më përgjegjës si pjesëmarrës të trafikut dhe të shikojnë se si dhe ku parkojnë automjetet dhe të mos pengojnë trafikun, veçanërisht në zonat qendrore të qytetit, ku frekuenca e përgjithshme e trafikut të automjeteve dhe këmbësorëve është më e lartë. Flaka