Shkruan Shefik Duraku

☆Marrveshja e Ohrit

Maqedonia si krijësë e Titos më shumë kishte për qëllim ti shërbente politikës së jashtme Jugosllave se njohje e identitetit Maqedonasë.
E vetmja Maqedonia nga shtet e Ish-Jugosllavisë e fitoi pavarsinë pa luftë,jo për meritën dhe zotësinë e elitës politikës të asaj kohe por për faktin se Serbia në planin e sajë për zgjerim të teritorit dhe gllabërimin e sa më shumë teritoreve të Jugosllavisë,asnjëher nuk e ka llogaritur problem Maqedoninë sepse e ka llogaritur si pjesë të sajë dhe punë të kryer,nga ana tjetër pyetja e cila ishte formuluar në Referendumin që solli pavarsinë e Maqedonisë ishte formuluar në atë mënyrë që e linte të hapur mundësinë për të qenë prapë pjesë e një Jugosllavie të re.

Në historinë e sajë nga pavarsimi,Maqedonia si shtet unitarë asnjëher nuk arriti të kalojë fazën e adolescencës politike dhe të gjejë rrugën e sajë për tu integruar.
Konflikti i vitit 2001 deryroi elitën politike Maqedonase që përmes forcës të njohë realitetin e ri të krijuar sidomos pas luftës së Kosovës 98/99 dhe fuqizimit të Shqiptarëve në përgjithsi.
Konflikti që mbaroj me nënshkrimin e Marrveshjes së Ohrit nxorri në pahë gjitha defektet e një shteti të ri me mendësi të vjetruar.
Maqedonasit asaj kohe ishin të interesuar që me ç’do kusht të ruaj katakterin unitarë të shtetit dhe e arriti këtë me një ,,marrveshje mbi marrveshje” që përmes preambulës të ruaj karakterin unitarë të sajë.
Kjo preambulë e ndryshuar me pëlqimin e aktorëve të atëhershëm politik dhe ushtarak u tregua si pengesa kryesore sod e kësaj dite për realizimin e të drejtave të shqiptarëve (Ligji për gjuhën shqipe)
Marveshja e Ohrit me të metat e saja ishte një arritje e Shqiptarëve e që më pas asnjëherë nuk arriti që në praktikë të prodhoj efektin e pritur nga Shqiptarët por gjatë gjithë kohës është penguar nga pala maqedonase dhe është keqpërdorur e neglizhuar nga faktori politikë shqiptarë që i doli zot realizimit të sajë.

☆Marrveshja e Prespës

Kontesti dy dekadësh mes Maqedonisë dhe Greqisë u zvarritë kaqë gjatë për shkakë të frigës së Maqedonasve se mundë të humbin identitetin e tyre.
Nëse Marëveshja e Ohrit u siguroi Maqedonasve ekskluzivitetin si pronarë të vetëm të shtetit duke garantuar karakterin unitaristë të shtetit atëherë me të drejtë mundë të themi se me Marveshjen e Prespës kanë vulosur identitetin e tyre si i vetmi i pranuar dhe i njohur ndërkombtarisht,të gjithë të tjerët përfshi dhe shqiptarët si grupe etnike do të quhen ,,qytetarë të Maqedonisë Veriore”

Në të dyja keto marrveshje ,,Aminin Shqiptarë” e ka dhënë atëherë më 2001 komandant Ali Ahmeti dhe tani më 2018 në Prespë Kryetari i BDI-së Ali  Ahmeti i cili në atë kohë nuk ka pasur votën popullore dhe legjimitetin për të vendosur në emër të gjithë shqiptarëve siç nuk e ka edhe tani më 2018 sepse vërtet BDI doli parti e parë me vota por shumica e shqiptarëve votuan kundër BDI-së.

Për ta mbyllur kët shkrim, me këto dy marrveshje të Ohrit dhe të Prespës definitivisht janë betonuar themelet e shtetit maqedon dhe identitetit maqedonasë…

Po Shqiptarët? Si zakonisht,argat të huaj dhe ,,ardhacak” në vatrat e tyre shekullore!!!