Çmimet e disel derivateve prej sonte në mesnatë lirohen për një denar, ndërsa benzinat EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për gjysmë denari për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin realizohet ulje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,59, gjegjësisht për 1,21 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 68, ndërsa çmimi i i benzinës EUROSUPER BS-98 është i pandryshuar, gjegjësisht 69,5 denarë për litër. EURODISEL (D-E V) do të shitet për 59,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 48 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,807 për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 29,099 denarë.

Si arsye për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 0,7 për qind çmimi më i ulët mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 1,28 për qind kursi më i ulët në krahasim me denarin.