Merkato tashmë është mbyllur dhe klubet morën lojtarët që kërkuan, ndonëse me disa të tjerë marrëveshjet nuk u arritën. Megjithatë ka ende skuadra, që nuk kanë marrë lojtarët që ju duheshin për të plotësuar repartet e tyre.

Por, pavarësisht se merkato është mbyllur, skuadrat kanë ende mundësi për të afruar lojtarë. Kjo mund të ndodhë për shkak se shumë futbollistë janë të lirë pa kontratë dhe mund të kalojnë te cila skuadër të duan.

Pas mbylljes së afatit, shumë lojtarë të njohur kanë mbetur pa skuadra. Spikasin emra të njohur, si Manzukiç, Baloteli, Pato dhe Azamoah.

Ja disa prej tyre:

Mario Baloteli

Danjiel Subasiç

Nataniel Klajn

Ezekiel Garaj

Kuaduo Azamoah

Antonio Valencia

Xhek Uillsher

Hatem Ben Arfa

Dani Uelbek

Mario Manzukiç

Aleksandre Pato