Telefoni i parë në botë me skaner të gjurmëve të gishtave, ka më në fund një emër dhe një datë lindje.

Quhet Vivo X20 Plus UD del në shitje në Kinë pikërisht sot, më 24 janar. Sipas Cnet, lloji i parë i tij doli në CES, panairi më i madh i teknologjisë. Prodhuesi kinez i telefonave Vivo, tregojë një pajisje të paraprodhuar që skanon gjurmët e gishtave kur vendosni gishtin në ekran. Nuk ka butonin “Home”, vetëm një shenjë në Lock Screen që e shtyp kur dëshiron të zhbllokosh pajisjen. Vivo e quan këtë Clear ID.

Edhe pse Vivo do të jenë telefonët e parë në treg me këtë shpikje, pritet që ky të jetë një trend i 2018 e pas, shkruan Cnet. Aktualisht, çdo telefon në planet ka një skaner fizik të gjurmëve të gishtave kur e prek në telefon.