Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se gjatë periudhës prej 29 qershor deri 1 korrik të vitit 2017 për gjatë valës së nxehtit të madh, ekipi kujdestar i Inspektoratit shtetëror për punë ka realizuar 97 inspekcione për të mbikëqyrur sigurinë dhe shëndetin e të punësuarve gjatë orarit të punës në territorin e Republikës së Maqedonisë, çka për 37 subjekte ka sjellë vendim për ndërprerje të punës.

Siç informon MPPS, subjektet tjera të ngelura, u është dhënë detyrim për respektim të rekomandimeve, njofton AIM.

Inspektime mbikëqyrëse janı duke u kryer edhe në punimet e ndërtimeve dhe fusha tjera.