Dje në Kërçovë tre persona mbeten të plagosur me armë zjarri mes tyre politikani shqiptar Alit Abazi dhe shefi i fushatës të tij elektorale, Destan Abdiu.

Policia ka ngritur padi penale kundër të dyshuarit Abdulla Abdullahu 58-vjeç, banor i fshatit Drogomisht i Epërm, i cili dje ka shtënë dhe plagosi tre persona në qendër të Kërçovës.

Padia penale për Abdullahun ka të bëjë me kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “përpunim i paautorizuar, mbajtje dhe tregti me armë”.