Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë më 28 korrik ndaj Z.A mbi dyshimet për krime lufte ndaj popullatës civilë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Z.A., i cili i përket nacionalitet serb, u arrestua fillimisht më 7 mars, ndërsa më 8 mars atij iu vendos masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në njoftimin e PSRK-së thuhet se Z.A. dyshohet se ai “e kishte ndaluar në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M. duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, keqtrajtuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet, si dhe, duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë”.

Ai gjithashtu akuzohet se kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës.