Me miratimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë janë krijuar kushtet normative që ky operacion i rëndësishëm statistikor të realizohet pas 19 vitesh, tha zëvendëskryeministri për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve mjerëzore, Lupço Nikollovski në Fejsbuk, duke mirëpritur vendimin e deputetëve dhe miratimin e këtij vendimi ligjor.

“Institucionet janë të gatshme, do të kemi një inventar sipas standardeve ndërkombëtare. Koncepti është profesional dhe i përgjegjshëm, pa ndikime politike, të kemi statistika të sakta, të besueshme dhe të zbatohet nga ekspertët. Sipas kritereve të Eurostat dhe standardeve ndërkombëtare”, deklaroi Nikollovski.

Sipas tij, partizanizimi i regjistrimit është i dëmshëm dhe krejtësisht i panevojshëm, sepse është operacion statistikor, i cili është i nevojshëm për të planifikuar zhvillimin e vendit. (Zhurnal.mk)