Nënkryetari nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski sot në TV Alfa theksoi se partia e tij pas zgjedhjeve kuvendare do të dëshmojë se si kthehet dinjiteti kombëtar maqedonas dhe se si ekonomikisht do të rindërtohet Maqedonia.

“Qëllimi ynë është ta rindërtojmë edhe Prilepin dhe gjithë Maqedoninë për shkak se gjatë këtyre tre viteve, për fat të keq, pamë rrënim”, tha Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket Marrëveshjes së Prespës, ai sqaroi se kjo marrëveshje është e turpshme që shkel dinjtetin maqedonas.

“Fuqishëm dhe me përkushtim do të punojmë në kthimin e unitetit kombëtar maqedonas që gjatë këtyre tre viteve është shkelur”, tha Nikollovski.

Ai tha se Zoran Zaev dhe ministri Nikolla Dimitrov qëndrojnë pas marrëveshjes së tuprshme.