Në kushtet e reagimit publik ndaj emërimin tim si ambasador dhe shef i Misionit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian do të doja të them se të gjitha përgjigjet qëndrojnë në Kushtetutë dhe Ligjin për Punë të Jashtme, tha në një përgjigje me shkrim Aleksandar Nikollovski, ish-deputet VMRO-DPMNE.

Nikolovski thotë se një përparësi kryesore për Maqedoninë është që të përmirësojë reputacionin e saj në BE, i cili do të lehtësonte procesin e integrimit, dhe se reputacioni në Bruksel mund të përmirësohet vetëm me një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror, e jo me grindjet politike.

Si ambasador i Republikës së Maqedonisë në BE, ai thotë se do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore dhe faktorë dhe për këtë arsye nuk është kandiduar për deputet në zgjedhjet e fundit, dhe se ësht tërhequr nga të gjitha funksionet partiake.