Zëvendëskryeministri Ljupço Niuk9ollovski bëri të ditur se në mbledhjen e sotme qeveritare janë miratuar propozim ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundje ngjitëse në të cilin inspektoriatet marrin autorizime më shumë për të parandaluar shkelësit e COVID protokollet.

Ndryshimet ligjore kanë të bëjnë për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Punës, Inspektoratin Shtetëror për Transport dhe inspektoratet tjera si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal.

“Sipas ndryshimeve, nëse inspektorët vërtetojnë shkelje të protokolleve shëndetësore, do të kenë autorizime që aty për aty të ndalojnë veprimtarinë e subjekteve juridike për 30 ditë. Gjithashtu me ndryshimet e reja do të rriten dënimet në para për shkelësit e protokolleve shëndetësore”, tha Nikollovski.

Ai shton se shëndeti i qytetarëve është prioritet dhe se duhet të respektohet rendi dhe parimet.

“Duhet të kemi zero tolerancë për personat që shkelin protokollet e coronavirusit”, tha Niokllovski.