Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM, i ftuar në emisionin ‘Faktor 24’ me Gorazd Çomovski të TV24, ka folur tematika të ndryshme si dhe politikën aktuale në vend.

‘OBRM-PDUKM nuk ka asgjë kundër shqiptarëve në RM, përkundrazi duan së bashku të ndërtojmë, është partneri më i mirë i tyre. Por gjithashtu OBRM-PDUKM nuk do të pajtohet asnjëherë të punojë në dëm të Kushtetutës dhe ligjeve të RM-së dhe në dëm të maqedonasve dhe etnive tjera në Maqedoni’, ka theksuar ndër të tjera Nikollovski. /Telegraf