Komunat, ministritë dhe qeveria mbeten institucionet transparente. Për 18 për qind është rritur transparenca e tyre aktive krahasuar me vitin 2016, ose transparenca e tyre arrin madje 63 për qind për dallim nga viti 2016 kur ka qenë 45 për qind.

Këtë sot në konferencë shtypi e ka theksuar zëvendëskryeministri për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Lupço Nikollovski ku ka prezantuar të dhënat më të reja të raportit për Indeksin e transparencës aktive 2021 të Qendrës për komunikim me qytetarët.

“Afro 62 nga gjithsej 98 institucione të përfshira e kanë përmirësuar transparencën e tyre aktive në vitin 2021 në krahasim me vitin 2016. Nëse në vitin 2016 vetëm 24 institucione kanë qenë në kategorinë e transparencës ‘shumë mirë’ dhe ‘mirë’, këtë vit rreth 62 institucione janë në këto dy kategori. Veçmas vërehet përmirësim i transparencës te ministritë. Në vitin 2016 vetëm një ministri ka qenë në kategorinë e transparencës ‘shumë mirë’ dhe ‘mirë’. Sivjet pothuajse 12 ministri e kanë përmirësuar transparencën dhe janë ngjitur në këto dy kategori”, ka informuar Nikollovski.

Sa i takon transparencës te komunat, gjithnjë sipas Raportit, komuna e Kaposhit ka 100 për qind transparencë aktive, ndërsa përmirësim është vërejt te 51 komuna.

“Transparenca aktive është sidomos me rëndësi për komunat si vende ku qytetarët çdo ditë ju drejtohen për shërbime që u nevojiten qytetarëve. Prandaj edhe informacionet që i publikojnë duhet të jenë publike dhe të kapshme, pasi qytetarët kanë të drejtë të dinë si dhe për çka i shpenzon pushteti lokal paratë e popullit”, ka theksuar tutje Nikollovski.

Indeksi sipas zëvendëskryeministrit, shënon përmirësim te transparenca e ministrive. Nga 16 ministri dhe qeverisë tek 13 prej tyre dhe te qeveria është regjistruar rritje e plotësimit të obligimeve nga transparenca aktive. Qeveria nga kategoria transparencë mesatare në vitin 2016 me 25 për qind, sivjet është ngjitur në 93.5 për qind dhe është në kategorinë “transparencë shumë e mirë”. Ministria e Mbrojtjes me 100 për qind sivjet është e para në listën e institucioneve për transparencë aktive për dallim nga viti 2016 ku me 47.6 për qind ka qenë në grupin e institucioneve me “transparencë mesatare”.

Për dallim nga viti 2016, MPB dhe Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë shënojnë rritje të transparencës aktive, ose nga kategoria “transparencë mesatare” ose “transparencë të dobët”, tani rangohet si institucion me “transparencë shumë të mirë”.

I pyetur për akuzat e opozitës se kanë qenë qeveri më e korruptuar, Nikollovski ka thënë se shifrat flasin mjaftueshëm.

“Në vitin 2016 Qeveria e VMRO-DPMNE-së ka qenë me transparencë prej 25 për qind dhe Qeveria tani e drejtuar nga Zoran Zaev në vitin 2021 me 95.7 për qind transparencë. Qytetarët duhet të dinë, të jenë të informuar dhe të dinë nëse dikush shpenzon para të shtetit për kostume, ahenge, hotele të shtrenjta…, ajo që ka ndodhur deri në vitin 2016 që vërtetonte shpërdorimin e ministrave dhe drejtorëve. Sot kemi llogaridhënie dhe transparencë, qytetarët mund të shohin çdo dokument që nënshkruhet”, ka thënë Nikollovski.