Ndërmjetësuesi i OKB-së, Matthew Nimetz, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, mbajtën konferencë shtypi, pas takimit dypalësh.

Ata u shprehën për klimë pozitive për t’u zgjidhur çështja.

”Vi nga Athina ku e dëgjova qëndrimin e tyre për bisedimet rreth çështjes së emrit. Takova kryeministrin Zaev, kryetarin Ivanov dhe ministrin Dimitrov, dëgjova mendimet e tyre, komentet e tyre. Ka vullnet nga te dyja palët që të ecet përpara me procesin. Nuk dëshiroj t’i nënçmoj dallimet në mendime. Ky është moment i duhur për të arritur marrëveshje, që rajoni të ecë përpara, si edhe miqësia ndërmjet të dy vendeve”, tha Nimetz.

”Do të jemë i skatë dhe i shkurtë. Së pari, dëshiroj të them se kjo çështje është e ndjeshme për qytetarët e Maqedonisë. Një pjesë e përcjellin me vëmendje dhe me shqetësim, e disa me inat.

Dëshirojmë ta zgjedhim këtë çështje në mënyrë që edhe te ne edhe te fqinjët në Greqi, do të konsiderohet si formë e dinjitetshme. I kuptoj qytetarët grek që në një mënyrë identifikohen si maqedonas, në kontekst të antikitetit, apo të rajonit. Mirëpo, Mirëpo, për të patur zgjidhje, është me rëndësi procesi që ndihmon ndërmjetësi Nimetz. Duhet të sillemi me vëmendje në opinion. Sa më shumë që flasim, për linja të kuqe, më pak ka hapësirë për biseda dhe për zgjidhje që do të pranohet nga të dyja palët.”, tha Dimitrov.