Raportet midis Maqedonisë dhe Greqisë muajve të fundit ndjeshëm ja përmirësuar dhe ka vullnet nga dy palët për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e emrit, e cila do ta përforconte stabilitetin e rajonit, kështu vlerëson ndërmjetësi në bisedimet maqedono-greke për çështjen e emrit, Metju Nimic, në intervistë për agjencin IBNA, pas takimit me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias në Nju Jork, transmeton Zhurnal.mk

“Shpresoj që mund ti intesifikojmë bisedimet këtë vit. Dy vendet kanë dhënë fjalën se janë të interesuar që kjo të ndodh. Raportet janë përimirësuar muajve të fundit dhe pres një angazhim më të madh”, thotë Nimic.

Ai në intervistë flet edhe për mundësin e një propozimi të ri për çështjen e emrit. “Në kohë të duhur, po”, deklaroi Nimic.

Ndërmjetësi për kontestin e emrit thekson se dy vendet kanë vijat e tyre të kuqe, por megjithatë vlerësojë se mund ti afrojnë qëndrimet.

“Ka shumë çështje të rëndësishme, por mendoj se mund ti afrojnë qëndrimet. është e qartë se dyja palët në muajve të fundit kanë vendosur që të jenë pozitiv dhe të shpërndajnë atmosfer pozitive të bashkëpunimit”, thekson Nimic.