Muajve të ardhshëm nuk duhet që pritet progres dramatik lidhur me çështjen për emrin, por lëvizje të procesit përmes kontakteve midis Maqedonisë dhe Greqisë, theksoi ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin ambasadori Methju Nimic pas takimin me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Ai shtoi se nuk ka ardhur me propozim të ri, por ka biseduar për konceptet e Qeverisë së re për ndërtim të politikës së fqinjësisë së mirë.
“Që të zgjidhet çështja për emrin nevojitet progres i përgjithshëm i të dyja palëve, gjegjësisht ata të dëgjohen mes vete dhe të tregojnë transparencë”, tha Nimic.
Ai informoi se vizita në Athinë e cila duhej të ndodhë pas vizitës në Maqedoni është ricaktuar për shkak të pjesëmarrjes aktive të shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias në zgjidhjen e çështjes qipriote.
Ambasadori Nimic sot në Shkup u takua me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa duhet të bisedojë edhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Tani për tani nuk ka paralajmërim për takime të tjera të përfaqësuesit të posaçëm të KB-së në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë me liderët të tjerë të partive politike.
Nimic dje kishte takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.