10.354 studentë janë ulur sot për herë të parë në amfiteatrot e universiteteve shtetërore në vend. Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, universiteti më numrin më të lartë të studentëve të regjistruar është “Shën Kiril dhe Metodi”.

Numri i studentëve për vitin akademik 2019/2020
5612 studentë të regjistruar në Universitetin “ Shën Kiril dhe Metodi”
1600 studentë të regjistruar në Universitetin e Tetovës
1311 studentë të regjistruar në Universitetin “Goce Dellçev”-Shtip
1137 studentë të regjistruar në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir
619 studentë të regjistruar në Universitetin “ Nënë Tereza”- Shkup
75 studentë të regjistruar në Universitetin “Apostol Pavle”- Ohër

Drejtimet e shkencave matematiko-natyrore vazhdojnë të mbeten në fund të listës si më pak të preferuara nga studentët. Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore Në “Kirili dhe Metodi” , Icko Gjorgoski, thotë se pavarësisht bursave prej 300 eurosh për ata që regjistrohen në drejtimet e fizikës apo matematikës, kjo masë nuk ka ndikuar aspak në rritje e numrit. Fizika është preferuar vetëm nga 16 studentë, thënë ndryshe 11 me pak në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa vetëm 2 prej tyre kanë preferuar fizikën mësimore. Kjo gjendje sipas dekanit Gjorgoski, nuk do të ndryshojë për sa kohë që për vendin e punës vendos politika.

Kishim shpresa se numri do të rritej. përse është kjo kështu? Nuk kanë interes , sepse pasi të diplomojnë e ardhmja e tyre është e varur prej dikujt, nuk është rozë. Ata çdo fillim viti të ri shkollorë, varen nga ajo se a kanë qenë të mirë në sytë e kryetarit të komunës, në sytë e ministrit, sepse ashtu vendoset nëse do të mbetet me më pak orë mësimore apo jo. Mendoj se ai është problem themelor- deklaroi Icko Gjorgoski- Ddekan i Fakultetit Matematiko-Natyror.

Studentët shpresojnë se pas përfundimit të studimeve do të mund të punësohen në vend.

“Shoh që ka deficit të biologëve në Maqedoni dhe më pëlqen të punoj si profesorë, më pëlqen të punoj me fëmijë. Mendoj se ka edhe këtu.

“Biologji molekulare dhe gjenetikë. Ajo është tema kryesorë që më intereson. Gjenetika më intereson më së shumëti. Them se ka vende pune për të gjithë ata që duan të punojnë”

“ Vendosa të regjistrohem në këtë fakultet, sepse ka shumë përfitime, si për shembul më pas të mundem të vazhdoj të punoj në ndonjë laborator. Të shpresojmë se do të mund të punësohem këtu”

Pritja solemne e studentëve të rinj u organizua edhe në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë. Rektori i këtij universiteti, Abdylmenaf Bexheti u bëri thirrje studentëve që përkundër mundësive elektronike të shfrytëzojnë metodat tradicionale të studimit.

Ju jeni gjeneratë digjitale, që nga aplikimi online, përgjigje për pranueshmërinë tuaj e keni marrë në mënyrë elektronike, oraret filloni t’i bëni në mënyrë elektronike, vetë i bëni zgjidhjet më të mira, platformat e mësimeve dhe gjitha leksionet i keni në platform google klassum. Një institucion më digjital se kaq nuk gjeni dot. Por mos e lëshoni shansin që të jeni të rregullt në klasë, jo vetëm fizikisht por të jeni të sigurt se të parët që e kalojnë provimin më lehtë dhe më mirë janë ata të cilët kanë qenë të rregullt- tha Abdylmenaf Bexheti, Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore.

Drejtuesit e universiteteve në fjalimet e tyre kërkuan nga studentët që pas përfundimit të studimeve, indekset të mos i shndërrojnë në pasaportë për t’u larguar nga vendi, por të qëndrojnë dhe të japin kontributin e tyre për avancimin e vendit në nivele evropiane./Alsat/