Kodra e Diellit është lokomotivë. Kam informacione nga kompetentët se këtë dimër në ditë realizon prej rreth 500 mijë denarë qarkullim që nuk mbahet mend në 20 vitet e fundit. Të dielën janë realizuar 11.000 euro vetëm nga kartat për skijim, tha sot Hamdi Sulejmani nga Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit.

Sulejmani në konferencë për shtyp edhe një herë theksoi se zgjidhja e vetme për shpëtimin e Kodrës së Diellit është partneriteti publiko-privat. Njëherësh shfaqi bindje se do të realizohet përpjekja e Nimës – qendra e skijimit të jetë subjekt i pavarur juridik me qëllim të zhvillimit të saj më të shpejtë.

“Shpresojmë se do të plotësohet kërkesa jonë që ELEM Turs të jetë një institucion nën Qeveri dhe Kodra e Diellit të jetë subjekt i pavarur juridik. Kështu duhet të jetë sepse Kodra e Diellit është kapacitet më kryesor turistik”, theksoi Sulejmani.

Në korrik të vitit 2020 Nisma kërkoi nga partitë politike të nënshkruajnë deklaratë obliguese me qëllim që të të ardhmen si pjesë e pushtetit të përkushtohen në zhvillimin e qendrës rekreative të skijimit Kodra e Diellit. Me deklaratën kërkohet marrja e të gjitha kompetencave të SHA ELEM Turs dhe transferimit të tyre Komunës së Tetovës, në nivel lokal. Ekzistojnë edhe disa kërkesa afatshkurta dhe afatgjata si pjesë e përpjekjes të cilën atëherë e nënshkruan tri parti. (Zhurnal.mk)