Niveli i të gjithë lumenjve në Maqedoni  është mbi mesataren e muajit shkurt. Dyfish është rritur niveli i lumit Pçinja në Banjën e Katllanovës.

Matjet më të reja hidrologjike tregojnë se nën mesataren për muajin shkurt është niveli i lumit “Kriva Reka”, ndërsa  në të njëjtin nivel të mesatares së shkurtit është niveli i lumit Bregalnicë në Berovë.

Tek liqenet nuk ka zhvendosje drastike në raport me mesataren e muajit shkurt. Liqeni i Dojranit dhe Liqeni i Prespës janë nën mesataren, ndërsa të dhënat për Liqenin e Ohrit sot nuk është cituar në informacionin hidrologjik të DPHM-së. /Fol/