Dje rreth orës 11 afër udhëkryqit midis rrugëve Jane Sandanski dhe Gjoce Stojcevski në Tetovë përderisa ka qenë duke kryer detyra të sigurisë, zyrtari policor i SPB-së në Tetovë është goditur në këmbën e majtë nga vetura e tipit Ford Tranzit me targa nga Tetova e drejtuar nga 69 vjeçari R.Sh. nga Strimnica, transmeton Tetova1.

Shoferi pastaj ka vazhduar që të lëviz në rrugën Gjoce Stojcevski, ndërsa diçka më vonë vet është paraqitur në Stacionin Policor në Tetovë.

 

Përplasjes i ka paraprirë zënka paraprake me zyrtarin policor rreth parkimit të veturës, pas së cilës shoferi është futur në veturë dhe e ka lënduar zyrtarin policor i cili pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi.

Është kryer kontroll i plotë dhe pas zbardhjes së tërësishme të rastit, R.Sh. do të përballet me gjobën adekuate.