Një gazetare dhe dy dëshmitarë të tjerë të hënën në Gjykatën Penale do të dëshmojnë për sulmin e përgjakshëm ndaj deputetit Ziadin Sela më 27 prill në parlament, informon Fol.

Në seancën e fundit për këtë rast dëshmuan ekspertë mjekësor, të cilët kishin përgaditur ekspertizën për lëndimet e Sela. Ata thanë se dëmtimet e tij ishin kërcënuese për jetën dhe se ai kishte shpëtuar nga vdekja fal ndihmës mjekësore në kohë./Fol/