Ekipi i bashkëpunëtorëve të dr. Arben Taravarit për komunën e Gostivarit kanë thënë se sot i kanë pranuar një grup të madh të punësuarish nga administrata komunale që vepron nën diktatin e Nevzat Bejtës për t’i dhënë përkrahjen e duhur për figurën e mirënjohur kombëtare dhe neurologun e vetëm shqiptar që ligjëron në klinikën universitare të Shkupit, dr. Arben Taravari, pasi sipas tyre ata janë të zhgënjyer nga diktati dhe presioni i vazhdueshëm i Bejtës.

Ky grup i punësuar në komunën e Gostivarit, kanë shprehur gjithashtu dhe pakënaqësi të mëdha nga brenda sesi është duke funksionuar administrata aktuale nën udhëheqjen e këtij argati të Gruevskit dje, dhe sot argat i Zaevit.

Të gjithë këta shprehen gatishmërinë e tyre intelektuale që të jenë pjesë e ekipit të ri në administratën e ardhshme të komunës së Gostivarit nën udhëheqjen e dr. Arben Taravarit. Çdo ditë e më shumë intelektual të shumtë ia kthejnë shpinën Bejtës si një njeri pa asnjë vlerë kombëtare dhe intelektuale./fol.mk