Një grup rreth 30 personave, radikalë të djathtë, siç vetë pohoi, e kanë sulmuar deputetin SYRIZA Petros Konstadineas, para stadiumit në qytetin Kalamata të Greqisë, shkurt para fillimit të ndeshjes së futbollit, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Sipas informacioneve të tyre, deputeti i SYRIZA-s pas sulmit, mbrëmë është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa për ANA-MPA ka deklaruar se për fat të mirë me të nuk ka qenë i biri i tij. Ai ka shtuar se edhe fashizmi nuk do të kalojë.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, sulmin e kanë dënuar të gjitha partitë politike në Greqi.

Nga Kabineti i kryeministrit grek Aleksis Cipras, përmes një kumtese komentojnë se fashistët të cilët e kanë sulmuar deputetin do të gjinden dhe do të përgjigjen për veprimet.

Sipas agjencisë së lajmeve greke, policia ka arrestuar pesë persona, ndërsa hetimi për sulmin është në vijim.