Policia e Tiranës ka zbardhur një ngjarje të minutave të fundit. Një shtetas është gjetur i plagosur në makinën e tij nga policia. Por, nga plagët e marra personi i plagosur ka ndërruar jetë. Po ashtu në makinë është gjetur dhe një person tjetër ri plagosur.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autoriteteve.