Sonte në qytetin e Strugës, iniciativa qytetare ‘Struga për struganët’ ka organizuar një eveniment për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për një ambient më të pastër të qytetit, transmeton Zhurnal.mk

Evenimenti me moton ‘Një natë strugane, 365 ditë hedhurina’ ka të bej me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që në drejtim të mbajtjes së ambientit më të pastër të kenë më shumë kujdes sepse mbeturinat ndotin më së shumti ambientin jetësorë.

E gjithë kjo lidhet me ndezjen e deponisë së qytetit të Strugës ku me javë të tëra deponia ka qenë e ndezur duke ndotur kështu ambientin e këtij qyteti turistik.