Nga “EVN” Maqedoni informojnë se për shkak të aktiviteteve teknike në rrjeta e furnizimit të shpërndarjes, disa pjesë të Shkupit do të mbesin pa energji elektrike.

Prej orës 8:30 deri 16:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës Dimitar Pandilov, dmth objektet nga nr 10 deri në nr 33 në Komunën Qendër. Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri 15:00 do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Semenishtë dhe Çajlane në komunën e Sarajit.

Në periudhën prej orës 8:15 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të mbesin përdoruesit e rrugës Kosta Ristovski, rrugë Ho Shi Min dhe ata të rrugës Sofre Markovski të komunës së Butelit, ndërsa në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 15:00 do të jetë pa energji elektrike përdoruesit e një pjesë të fshatit Batinci, rruga 4, 6 dhe 7, në komunën e Studeniçanit.