Pas zërave se Komandanti i stacionit policor të Zherovjanit, Argjend Osmani po bën presion ndaj votuesve, TV21 shkoi menjëherë në vendngjarje.

Personi në fjale hedh poshtë akuzat për presion ndaj votuesve. Ai tha se këto janë vetëm spekulime.

Edhe disa nga banorët që pyetëm thanë se procesi i votimit po rrjedh në mënyrë demokratike dhe pa presion.

Të drejtë vote në këtë komunë kanë 18000 qytetarë.