Një shtetas turk dje ka kërkuar azil politik në Republikën e Maqedonisë, pasi që në hyrje të aeroportit “Shkupi” është arrfetsuar me pasaportë të falsifikuar.

Siç informon MPB, dje në orën 10:00 në Vendkalimin kufitar – Aeroporti “Shkupi” në hyrje është paraqitur A.M. (25) nga Republika e Turqisë me dikument turk të udhëtimit.

Pas kontrollit të kryer të pasaportës është konstatuar se personi është i evidentuar me masë të marrjes së dokumentit të udhëtimit, me kërkesë të Interpolit. Pas kontrollimit të dokumentit turk të udhëtimit dhe letërnjoftimit është konstatuar se janë të falsifikuara, ndërsa në bagazhin e tij është gjetur një letërnjoftim tjetër turk me të dhëna të emrit T.T.A. (24).

Pas Vendimit të përgatitur për hyrje të refuzuar dhe gjatë tentimit të futet në aeroplan, personi ka kërkuar azil politik në Republikën e Maqedonisë