Kandidatja e pavarur për kryetare të qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, do të jetë kryetarja e parë femër e Shkupit pas shumë vitesh, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. Gjegjësisht, gruaja e fundit në krye të qytetit të Shkupit ishte në vitin e largët 1948 kur qyteti i udhëhequr nga Vera Aceva. Që atëherë e deri më sot kjo pozitë u ka takuar meshkujve.

Arsovska në raundin e dytë fitoi me 28.000 vota më shumë se sa ish kryetari Petre Shilegov, buke e vulosur fitoren e saj historike në qytetin e Shkupit.

‘Vizioni im për Shkupin është një qytet që do ta ruajë traditën dhe do të shikojë sërish nga e ardhmja. Shkupi si qytet ekologjikisht i pastër, pa bllokim trafiku, me infrastrukturë cilësore të qytetit. Një qytet që e meritojnë të gjithë qytetarët e Shkupit, me jetë cilësore sportive dhe kulturore. Një qytet ku ia vlen të jetojmë dhe për të cilin do të jemi krenarë. Për një Shkup modern dhe evropian! – ka premtuar Arsovska në programin e saj.

Ajo ka lindur në Shkup, është bashkëshorte dhe nënë. Ajo është juriste me arsim të mëtejshëm në Universitetin e Oksfordit dhe Sheffield-it, Kryetare e Odës Ekonomike të Shkupit që nga viti 2014.

Që nga viti 2018, ajo është në strukturën drejtuese të Federatës Botërore të Dhomave ku numëron 12700 anëtarë dhe është një nga katër femrat që mbajnë atë pozicion në botë. Ajo është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të ekspertëve në G20 ku punon në krijimin e politikave për integritet dhe harmonizimin e rregulloreve të ekonomive më të forta në botë dhe është një nga themelueset e Asociacionit Maqedonas të Grave Sipërmarrëse.

Dy vjet më parë, Arsovska u zgjodh anëtare e Bordit të Komitetit Global të Grave Lidere, të kryesuar nga Swati Mandela, mbesa e Nelson Mandelës. Komiteti përfshin Kolinda Grabar Kitaroviç, ish presidentja e Kroacisë, Amenah Gurib Fahim, ish-presidentja e Mauritius dhe Marie-Christine Ogli, presidentja e Shoqatës Botërore të Grave Sipërmarrëse.

Nga viti 2020, me pëlqimin e Qeverisë, Arsovska është Konsull Nderi i Hungarisë me seli në Shtip me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në nivel ekonomik, veçanërisht në pjesën e Maqedonisë lindore. Ndërsa me pozitën e re Arsovska, do të heq dorë nga disa pozita për tu vënë në funksion vetëm në krye të qytetit të Shkupit.