E premte, 17 Maj, 2024
Ballina Lajme Nuk do të ndryshojë tarifa e energjisë elektrike, mbetet tarifa e lirë

Nuk do të ndryshojë tarifa e energjisë elektrike, mbetet tarifa e lirë

Ministria e Ekonomisë informon publikon se zgjidhja e re ligjore nuk do të shfuqizojë tarifën e lirë, por përkundrazi, ajo garantohet si kusht minimal në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, përcjell Fol.

“Liberalizimi i tregut do të sjellë një konkurrencë më të madhe dhe cilësi të shërbimeve dhe qytetarët do të jenë në gjendje të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike. Praktika evropiane ka treguar se kur ka konkurrencë në treg, furnizuesit ofrojnë përfitime shtesë për qytetarët”, thuhet në kumtesëm e ME-së.

Projektligji i ri për energjinë ofron zgjidhje evropiane në interes të qytetarëve, me qëllim  të distribuimit dhe furnizimit të sigurtë dhe cilësor të energjisë elektrike. Me të, legjislacioni i brendshëm është plotësisht i harmonizuar me legjislacionin e BE-së në sektorin e energjisë – Paketa e tretë e masave të energjisë, në përputhje me detyrimet dhe rregullat e ndërmarra sipas marrëveshjes me Komunitetin e Energjisë.

Përfundimisht, për mbrojtjen e qytetarëve me projektligjin e ri për Energji, do të formohet i ashtuquajturi furnizues universal, i cili do të duhet të ofrojë shërbim cilësor për përdoruesit,  me çmime më të ulta.” kumton Ministria e Ekonomisë.. /Fol/