Natyra jo rrallëherë na ka habitur me bukuritë e saj! Nganjëherë janë të pabesueshme ato që shohim megjithatë janë reale, mjafton t’i shohësh nga afër dhe bindesh.

Të tilla janë edhe malet ylber në Peru të Kinës, të cilat janë shumëngjyrshe dhe duken jashtëzakonisht bukur. Kjo ka ndodhur si pasojë e bashkimit të pllakave tektonike duke i dhënë jetë shkëmbinjve të mprehtë dhe pa bimësi. Ngjyrat e larmishme janë rezultat i depozitave të larta të arenaries së kuqe dhe mineraleve të ndryshme që janë krijuar rreth 24 mln vite më parë, transmeton gazetametro.net

Kushtet atmosferike kanë kompletuar pikturën natyrore duke i dhënë forma të ndryshme. Në Kinë parku natyror Danxia të Zhangye mbulon një zonë prej 410 km katror.

Ndërsa në Peru mali Vinicunca ose mali i shtatë ngjyrave ndodhet rreth 5100 m mbi nivelin e detit dhe ka qënë gjithnjë i mbuluar nga një shtresë akulli, por kohët e fundit pas shkrirjes ka zbuluar hiret plot ngjyra, në një peizash të jashtëzakonshëm.