Nuk ka koalicion parazgjedhor mes Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Menduh Thaçit dhe Lëvizjes BESA së Bilall Kasamit.

Siç ka arritur të mësoj Tetovasot bisedimet për bashkëpunimin në mes Partisë Demokratike Shqiptare dhe Lëvizjes Besa për zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë dështuar. Burimet tona flasin se oferta e bërë nga ana e PDSH-së për Lëvizjen Besa, ka qenë e papranueshme për këta të fundit. PDSH-ja i ka ofruar Lëvizjes Besa bartësin e listës në njësinë zgedhore nr. 1 dhe nr. 5 në njësinë zgjedhora nr. 2 të dytin kurse në njësinë zgjedhore nr.6 vendin me numrin 4.

Sipas PDSH-së kjo është ofertë e sinqertë dhe korrekte, ndërsa nga Lëvizja Besa nuk e kanë pranuar për arsye të ambicieve që kanë disa nga krerët e Lëvizjes Besa.

Ndryshe deri tani nuk asnjë bashkëpunim mes partive politike shqiptare edhe pse vazhdimisht po thirret në bashkimin e opozitës kundër BDI-së, por në praktikë deri tani nuk ka asgjë konkrete./TS