Nuk ekziston asnjë trysni ndaj anës greke për çështjen e emrit, deklaron zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Giannakopoulos, në një intervisë për televizionin shtetëror grek “ERT”.

“Atë që duhet kuptuar është se në çështjen konkrete ka mundësi, në këtë moment, Greqia dhe shteti fqinj të gjejnë kompromis të përbashkët, të pranueshëm për të dy palët, por edhe për Ballkanin në përgjithësi, sepse do ta promovojë, do ta përforcojë stabilitetin në rajonin më të gjërë”, deklaron Dimitris Giannakopoulos./Telegrafi/