Rezoluta gjithashtu kërkonte që ekzekutivit të sjellë sa më parë në Kuvend projektligjin për paga.

Çifti nga fiton 13 mijë në javë pa punë
Bitcoin Up“Kuvendi i Republikës së Kosovës i rekomandon Zyrës së Rregullatorit të energjisë (ZRRE) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos i miratojnë, respektivisht të mos i pranojnë tarifat e propozuara për ngritje të çmimit të energjisë. Qeveria e Republikës së Kosovës të nxjerrë sa më parë një masë të përhershme dhe konsistente që i zbutë vështirësitë ekonomike. Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve të imputeve bujqësore, Qeveria e Republikës së Kosovës të destinojë mjete shtesë buxhetore për financimin direkt dhe subvencionimin të bujqve. Qeveria e Republikës së Kosovës të sjellë sa më parë në Kuvend projektligjin e pagave për miratim”, ka thënë Pal Lekaj.Deputeti Pal Lekaj derisa ka prezantuar rezolutën ka kërkuar mbështetje nga të gjithë deputetët.“Sot ju ftoj të jemi unik dhe të na bashkoj interesi i qytetarëve. Nuk ju bie keq nëse Vetëvendosje e voton këtë rezolutë”, ka thënë Lekaj.Rezoluta e propozuar nga AAK mori 22 vota për, 49 abstenime dhe asnjë kundër.Seanca e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër ku në rend dite janë marrëveshjet ndërkombëtare. /Lajmi.net/