Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se është i frikësuar nga fakti që republikani Donald Trump i cili siç tha “ka mungesë elementare të njohurive për botën” mund të bëhet president amerikan.

Në një intervistë për televizionin NBC ai theksoi se është e tmershme që për president të keni dikë që nuk di të bëjë punën e tij dhe se nuk shfaq asnjë interesim të mësojë atë që nuk di.