OBRM-PDUKM: LSDM-ja e ka miratuar Deklaratën politike shqiptare

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja vlerëson se LSDM-ja e ka miratuar Deklaratën politike shqiptare, meqë sipas tyre, LSDM-ja po heshtë.

E gjithë kjo, sipas OBRM-së, bëhet që LSDM-ja ta merr pushtetin. OBRM-ja vazhdon që të deklarohet kundër barazisë së shqiptarëve, duke konsideruar se Deklarata përmban elemente jokushtetuese, relizimi i të cilave, sipas tyre, do të rënojë rendin kushtetues të vendit dhe do ta ridefinojë Maqedoninë.

OBRM mbron Udhërëfyesin e saj, si një mënyrë e miër për të dalë nga kriza politike në vend, përmes pajtueshmërisë.