OBRM-PDUKM sot ka akuzuar se LSDM ka për qëllim ta ridefinojë shtetin vetëm për të ardhur në pushtet dhe me këtë ka planifikuar të shkelë edhe kushtetutën e Maqedonisë.

 

Në kumtesë thuhet se OBRM-PDUKM nuk do të lejojë defaktorizimin e popullit maqedibas dhe etnive tjera të cilët jetojnë në Maqedoni.

‘I kujtojmë LSDM-së dhe çdokujt tjetër që dëshiron të bëjë bixhozin me interesat shtetërore dhe kombëtare se në Maqedoni ka edhe të tjerë të cilët mendojnë në ato interesa dhe të cilët janë të gatshëm të luftojnë për ta. OBRM-PDUKM dhe koalicioni fitoi në zgjedhjet duke siguruar mbështetjen e shumicës dhe besimin nga qytetarët e Maqedoniës të cilët e njohin qëllimin e LSDM-së për ridefinimin e Maqedonisë’, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Telegrafi/