Antonio Milloshoski, anëtar i Bordit të OBRM-PDUKM, në konferencën e sotme për shtyp tha se nuk ka shumicë parlamentare në Kuvend dhe prandaj ka ofruar tre data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

”Përderisa shumica parlamentare nuk është e gatshme për zgjedhje të shpejta lokale në korrik, termini i dytë i pranueshëm është mesi i shtatorit, gjegjësisht mbajtja e zgjedhjeve lokale më 17 ose 24 shtator. Nëse shumica parlamentare LSDM, BDI, BESA dhe Aleanca për shqiptarët nuk janë të gatshme për zgjedhje lokale në shtator, atëherë propozojmë që zgjedhjet të mbahen më 15 tetor”, ka thënë Milloshoski”.