Deputetët e OBRM-PDUKM-së në seancën e parë pas festave, sipas Tv 24, kanë vendosur të jenë të pranishëm në Kuvendin e Maqedonisë.

Nga partia nuk i zbulojnë shkaqet për të cilat e ndërpresin bojkotin, e as nuk tregojnë nëse është arritur kompromis me shumicën parlamentare.

Sidoqoftë ato mbeten në qëndrimin se kolegët e tyre të burgosur duhet të lirohen, ndërsa mbetet e për tu parë se si do të funksionojnë grupet parlamentare pa praninë e deputetëve që ndodhen në paraburgim.

Vendimi i këtillë vjen pas konsultimeve intensive ndërmjet pushtetit dhe opozitës, që ishte shkaku u anulimit të seancave plenare gjatë dy javëve të kaluara.

Deri më tani nuk ka as konfirmim e as mohim të këtyre informatave.