Pas dështimit që të bëjë qeverinë e re të Maqedonisë, OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit ka hapur fronte ”lufte” me të gjithë palët.

 

Në periudhën kur ishin mandatar për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë, nga 9 deri më 29 janari OBRM-PDUKM krijoji konflikte me Fondacionin Shoqëri e Hapur në Maqedoni dhe krijoji këshillin ”SOS” për të ”shpëtuar Maqedoninë nga George Soros”. Edhe Serbia nuk mbeti pa mos hapur konflikte. U akuzuan me Ivica Daçiq rreth pranimit të emrit kushtetues të Maqedonisë dhe njohjes së Kosovës si shtet.

 

Brenda një jave OBRM-PDUKM ka sulmuar në të gjithë anët. Ndonjëherë me njoftime nga vetë partia dhe në disa raste nëpërmjet mediumeve dhe analistëve që i kontrollon vetë.

Filluan të hënën me sulme ndaj Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë duke e quajtur parti e udhëhequr nga krimineli i falur Zoran Zaev.

 

Më vonë, OBRM-PDUKM e hapi një front të ri konflikti me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras duke i thënë ”Greqia është ana që edhe sot e kësaj dite nuk lejon që të fillojnë bisedimet për anëtarësim në NATO. Ku e sheh Tsipras irredentizmin dhe nacionalizmin në sjelljen e Maqedonisë.

 

Pas Greqisë, OBRM-PDUKM reagoi ndaj Ambasadës së Amerikës në Maqedoni ku kërkoi që SHBA të jep një deklaratë se a është kundër zgjedhjeve të reja.
Nga Ambasada e SHBA-ve u përgjigjën se ata duan një qeveri që do ta nxjerr Maqedoninë nga kriza. Reagimi i OBRM-PDUKM-së vazhdoi duke kërkuar që të marrin vesh se a është ky qëndrim edhe i Administratës së Donald Trump apo vetëm i Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni, duke dyshuar se kjo ambasadë e mbështet LSDM-në.