OBRM-PDUKM-ja sot akuzoi zëdhënësin e LSDM-së, Petre Shilegov, se për dy vite ka arritur që pronën e tij ta rrisë për mbi 200 mijë euro, me çka sipas tyre, për një kohë të shkurtë pretendon që ta tejkalojë sipas listës pronësore dhe posedimit të banesave bashkëpartiaken Radmilla Sheqerinska.

 

Andon Çibishev nga OBRM-PDUKM-ja në konferencën e sotme për shtyp tha se prapa vellos luftë kundër regjimit, Shilegov ka arritur që për dy vite të ngrihet mirë financiarisht dhe kërkoi përgjigje që të sqarojë se si e ka bërë këtë./Telegrafi/