Lindja e diellit gjatë solsticit veror (dita më e gjatë e vitit) në observatorin megalithik Kokino të Kumanovës, është një atraksion i vërtetë jo vetëm për vendasit, por edhe për turistët e huaj nga vende të ndryshme të botës që vizitojnë këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Observatori i lashtë 3.800 vjet i vjetër u zbulua në vitin 2001 në zonën e komunës së Staro Nagoriçane, 75 kilometra larg nga kryeqendra e Maqedonisë, Shkupi.

Rruga që çon atje është e asfaltuar përveç 500 metrat e fundit të cilat duhet ecur në këmbë për të mbërritur në observator.

Sipas NASA-s, observatori renditet në katër observatorët më të vjetër në botë, pas observatorit egjiptian Abu Simbel, atij britanik Stonehenge dhe Angkor -Wat në Kamboxhia.

Lokalitete të pasura arkeologjike

Të çarat specifike në shkëmbinjtë andesit u kanë mundësuar njerëzve parahistorikë relativisht lehtë të krijojnë struktura të cilat janë përdorur si strehë, por edhe si element observator megalitik, thuhet në një prezantim të postuar në faqen zyrtare të observatorit Kokino.

Hulumtimet arkeologjike filluan në vitin 2011 dhe që në gërmimet e para ishte e qartë se ky do të jetë një nga vendet më të pasura arkeologjike në vend nga epoka e bronzit.

Punimet arkeologjike vazhduan gjatë gjithë viteve në vijim duke zbuluar një sasi të madhe të materialit arkeologjik.