Në ditët e sotme korrigjimi i pamjes është bërë diçka mëse normale. Kirurgjia plastike është bërë shumë popullore, duke nisur nga Rhinoplasty (kirurgjia plastike e hundës), mamoplasty (kirurgjia plastike e gjoksit) dhe liposuctioni (heqja e dhjamit).

Kirurgët janë gjithnjë të gatshëm që t’u orfojnë klientëve të tyre disa mënyra të reja për të ndryshuar pamjen, që plotësojnë tendencat e fundit të modës. Por e i dini se cilat janë operacionet plastike më absurd?

Bërja e muskujve

Nëse nuk keni kohë që të shkoni rregullisht në palestër, por keni shumë dëshirë që të keni trupin si yjet hollywood-ian, ka një mënyrë nëpërmjet kirurgjisë. Kjo nuk do të rrisë fuqinë tuaj, po trupi do të ketë të njëjtën formë si djemtë e kopertinave të revistave.

Gropëzat në faqe

Ëndrra e të pasurit gropëza në fytyrë mund të bëhet realitet. Megjithatë duhet të keni parasysh, se ky është një proces i pakthyeshëm- ju nuk mund t’i hiqni ato, kështu që mendohuni me kujdes përpara së t’i nënshtroheni operacionit.

Operacioni në këmbë

Gratë janë në gjendje që të sakrifikojnë çdo gjë për hir të bukurisë, për këtë arsye nuk duan të mendojmë për variçet apo pasojat e tjera të tmerrshme që mund të shfaqen pas veshjes së takave të larta. Kirurgët kanë gjetur një zgjidhje edhe për këtë. Ata kanë krijuar disa shtresa të rehatshme që vendosen një herë e përgjithmonë.Në këtë procedurë, dhjami i personit është injektuar në thembra për të ulur ndjeshmërinë, Gjithashtu ata mund të injektojnë botox në këmbë për të ecur me taka të larta për orë të tëra pa u lodhur. Përveç kësaj, mund të shkurtojnë edhe gishtat.