Deputetët e opozitës Parlamentare kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë Reformën e re Zgjedhore.

Një përfaqësi e tyre i ka dërguar letër ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, ku e quajnë fyes përjashtimin e opinioneve të tyre.

“Përjashtimi i plotë i opinioneve të larmishme të opozitës parlamentare është fyes për të gjithë.

Ne jemi të gjithë në një mendje: Një Pazar të tillë, që mund të duket si marrëveshje por që ka shkatërruar propozimet e vyera të ODIHR-it, ne nuk do ta votojmë”, shkruhet në letër.

Deputetët thonë se nuk kanë zgjedhur luftën për pushtet, por fjalën për njerëzit e thjeshtë.