Nga: Visar ADEMI

Opinionisti Visar Ademi nëpërmjet profilit  tij në fejsbuk ka parashtruar një pyetje thumbuese ndaj  opozitës shqiptare për koalicionin e shumëpërfolur tre palësh.

Ai mes tjerave pyet:

“ (Sinqerisht, mos ma ktheni me ironi) te kampi opozitar, përveç konfliktit për të ndarë njësitë zgjedhore, a ka ndonjë problem tjetër  më substancial ose programor që e ndalon bashkëpunimin opozitar”?

“Nëse nuk ka një marrëveshje  mbi parimet strategjike të veprimit të përbashkët është non- sens të flasim për bashkëpunim.

Nëse nuk ka një dokument të nënshkruar mbi këto parime veprimi, atëherë i bie që atyre ju intereson vetem  interesi personal, dmth të behen deputet, që nuk është në proporicion të drejtë me interesin e votuesit shqiptar.

Shqiptarët në Maqedoni kanë problem me përfaqësimin cilësor të tyre në institucione dhe dhe jo kush do bëhet deputet”.