Po vazhdon të bllokohet puna e Kuvendit, ku në vazhdimësi nga koalicioni Aleanca për shqiptarë & Alternativa po dorëzohen mijëra propozim amandamente në Kuvend për ligjet që presin të miratohen, me çka po arrihet të bllokohet puna e Kuvendit.

Sipas tyre, me këtë strategji ata do të vazhdojnë, derisa të pranohet ligji për Shtetësi i propozuar nga ky koalicion.

Sipas informacioneve jo zyrtare opozita shqiptare po synon të propozojë mbi 82.000 amandamente për çdo ligj që propozohet në Kuvend