Shtatë vjet më parë ishte tërmeti shkatërrues i Aquila-s, i cili e ktheu në një pirg gurësh zonën e saj historike.

 

Ndodhi thuajse në të njëjtën orë me atë të sotmin, sipas “Corriere Della Sera”-s, në 3 e 32 të datës 6 prill 2009. Rajoni në fakt, nga sa pohon  sizmologu i Institutit Kombëtar të Gjeofizikes, Alessandro Amato, njihet për rrezikshmërinë e tij të lartë.

Afërsia e epiqendrës me sipërfaqen ka luajtur rol kryesor në fuqinë e luhatjeve sizmike. Një thellësi e tillë kaq e vogël”, shpjegon Amato, nënkupton se energjia nuk arrin të frenohet e shpërthen me gjithë forcën e vet.

Eksperti nuk e përjashton mundësinë e një kthimi të pas-lëkundjeve, e duke risjellë në vëmendje episode të mëparshme të kësaj natyre, nuk e sheh si të pagjasë rastin që ato të kenë edhe intensitet të lartë.

Tërmeti që goditi Emilia Romagna-n përpara 4 vjetësh ra edhe ai pa gdhirë dita. 4:03 shënuan akrepat në momentin kur shkundjet e tokës terrorizuan Modenën, Ferrarën e Bolonjën 20 majin e vitit 2012. Orët e natës po kthehen tani në makth për italianët.