Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav ka theksuar se sinqerisht shpreson se marrëveshja finale për implementimin e marrëveshjes së Përzhinës do të arrihet në fillim të javës së ardhshme. Ai këtë e ka theksuar për portalin “Plusinfo”, pas takimeve të djeshme të grupeve të punës të katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.