Nga ora 20.00 (27.04.2021) deri në orën 05.00 (28.04.2021) është konstatuar se 40 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes.

Gjatë 24 orëve të kaluara (27/28.04.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtuan nga MPB, për masën për mbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 528 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesën e sotme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për parandalimin e përhapjes së Kovid 19.